Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
نَحْنُ أَعْلَمُ بِمَا يَقُولُونَ إِذْ يَقُولُ أَمْثَلُهُمْ طَرِيقَةً إِنْ لَبِثْتُمْ إِلَّا يَوْمًا
Na dimë më së miri se çka do të thonë ata (në Ditën e Kijametit), kur më i mençuri nga ata, thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë”. (104)
Ne e dimë shumë mirë çfarë do të flasin ata,... -
Allahu i di dhe i dëgjon mirë këto fjalë që ata thonë. Ai e di mirë edhe kur dikush thotë diçka që është më afër së vërtetës:...kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Nuk qëndruat më shumë se një ditë!” -
Qëllimi i gjithë këtyre fjalëve është për të treguar keqardhjen e madhe që ata shprehin atë ditë. Si është e mundur që e humbën kohën e shkurtër të jetës së kësaj bote, duke e harxhuan atë në kotësira e dëfrime, duke i kthyer shpinën besimit të pastër, që do t'u sillte shumë të mira?! Ata ia përkushtuan çastet e jetës së tyre të shkurtër gjërave të dëmshme, që Ditën e Gjykimit do t’u sjellin veçse trishtim e ndëshkim. Kjo është dita kur dënimi i tyre të bëhet realitet. Tashmë nuk u mbetet gjë tjetër, veçse keqardhja, lutjet për të shpëtuar, që nuk dëgjohen, dhe mjerimi i madh, që nuk do t’u ndahet kurrë. Allahu i Madhëruar tregon në një ajet tjetër kuranor, që ata do të pyeten: “Sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata do të thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës. Pyet ata që dinë të llogarisin!” Ai thotë: “Keni qëndruar vërtet pak, sikur ta dinit.” [Muminun 112 – 114].Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë