Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 80)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 80

يَا بَنِي إِسْرَائِيلَ قَدْ أَنْجَيْنَاكُمْ مِنْ عَدُوِّكُمْ وَوَاعَدْنَاكُمْ جَانِبَ الطُّورِ الْأَيْمَنَ وَنَزَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ 80 ٨٠

O bijtë e Israelit, Na ju kemi shpëtuar juve nga armiku juaj, u kemi premtuar juve (shumë dhunti) në anën e djathtë të Turit, dhe u kemi dhënë menn – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe fëllanza. (80)

Tefsiri

O bijt e izraelit! Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ju dhamë një premtim

(për shpalljen e Teuratit)

në anën e djathtë të Turi Sinait dhe ju furnizuam me rrëshirë dhe me shkurtëza. -

Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Izraelit mirësinë e Tij të madhe duke i shpëtuar nga Faraoni dhe duke e përmbytur armikun e tyre. Gjithashtu, Ai u kujton atyre mirësinë e madhe kur i premtoi Musait një takim në të djathtën e Malit Tur, për t’i shpallur atij Librin, në të cilin do të gjenin ligje të mrekullueshme. Kështu, Allahu do ta plotësonte edhe mirësinë e besimit e të fesë së tyre, pasi u dhuroi mirësitë e kësaj dynjaje. Allahu i Madhëruar u kujton atyre edhe mirësitë e Tij të shumta gjatë 40 vjetëve që u endën nëpër shkretëtirë. Ai i ushqeu për 40 vjet rresht me mena dhe selua, të cilat u vinin pa mundim e lodhje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë