Sureja Ta-Ha (طه) (Ajet 98)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




20 Ta-Ha(طه), Ajet 98

إِنَّمَا إِلَٰهُكُمُ اللَّهُ الَّذِي لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۚ وَسِعَ كُلَّ شَيْءٍ عِلْمًا 98 ٩٨

Zoti juaj është vetëm Perëndia; që s’ka zot tjetër përveç Tij; që dijenia e Tij i përfshinë të gjitha gjërat!” (98)

Tefsiri

Por Zoti juaj

(që meriton adhurimet)

është vetëm Allahu. Përveç Tij nuk ka zot tjetër

(të denjë për adhurim)

dhedituria e Tij përfshin çdo gjë. -

Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër me meritë, përveç Allahut të Madhëruar. Ai është i vetmi që meriton adhurimet. Vetëm Allahu meriton ta duash, ta shpresosh, t’i fikësohesh, t’i lutesh, sepse Ai është i Ploti, Absoluti në emrat dhe cilësitë e Tij të mrekullueshme. Dituria e Tij ka përfshirë gjithçka. Të gjitha mirësitë, pa përjashtim, janë dhuratë e Tij. Vetëm Ai largon të këqijat dhe të shpëton prej tyre. Nuk ka tjetër të adhuruar me meritë përveç Allahut. Ai është i vetmi të Cilit i duhen përkushtuar të gjitha adhurimet e nënshtrimi i plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë