Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 11)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 11

الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 11 ١١

të cilët, do ta trashëgojnë (xhennetin) Firdeusin. Ata, do të banojnë përherë në të. (11)

Tefsiri

Këta janë trashëgimtarët e vërtetë, që do ta trashëgojnë Xhenetin Firdeus... -

Firdeusi është Xheneti më i lartë, më i bukur dhe qëndron mu në mes të të gjithë xheneteve. Ky është shpërblimi për këta fatlumë, sepse ata kanë cilësitë më të larta e më të mira. Por emri Firdeus mund të tregojë të gjithë Xhenetin, dhe kështu ky është një premtim për të gjithë besimtarët, e të gjitha gradave qofshin. Secili do të jetë në nivelin dhe gradën që i takon, sipas veprave që ka bërë.

...dhe aty do të jenë përgjithmonë. -

Ata kurrë nuk do të largohen nga ai dhe as nuk kanë për të kërkuar të largohen, sepse atje janë vendosur të gjitha llojet e kënaqësive e mirësive në formën më të plotë dhe të bukur. Gjithashtu, ato mirësi arrihen pa asnjë vështirësi e lodhje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë