Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ
Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm, (214)
Paralajmëroje farefisin tënd më të afërt! -
Ata të cilët janë njerëzit më të afërt meritojnë më së shumti bamirësinë tënde, qoftë me mirësitë e dynjasë, qoftë në lidhje me çështjet fetare. Kjo nuk do të thotë që të mos këshillosh dhe rregullosh njerëzit e tjerë, sepse Allahu ka urdhëruar për t’u bërë mirë të gjithë njerëzve, por Ai ka porositur në mënyrë të veçantë për farefisin e afërt. Profeti (a.s) e përmbushi këtë urdhër të Zotit dhe filloi të ftonte në Islam të gjitha fiset e e kurejshëve. Ai i paralajmëroi e këshilloi përgjithësisht dhe në mënyrë të veçantë. Ai u kujtoi detyrimet ndaj Zotit dhe u tërhoqi vërejtjen për ndëshkimin e Tij. Profeti nuk la asnjë mundësi për t’i ftuar në Islam, pa e plotësuar. Atëherë, besoi kush deshi dhe mohoi kush deshi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë