Sureja El-Mu'minun (Besimtarët — المؤمنون) (Ajet 52)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




23 El-Mu'minun(المؤمنون), Ajet 52

وَإِنَّ هَٰذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاتَّقُونِ 52 ٥٢

Dhe, me të vërtetë, ky besim juaji – është i vetmi besim (unik); e, Unë jam Zoti juaj, andaj druani prej Meje (mos bëni keq)! (52)

Tefsiri

Kjo është feja juaj. Ajo është një fé e vetme

(e pranuar tek Zoti)dhe (vetëm)

Unë jam Zoti juaj. Prandaj më kini frikë Mua

(e askënd tjetër)! - Të gjithë ju, o profetë, jeni si një trup i vetëm, keni një fe të përbashkët dhe Zoti juaj është një i vetëm. Për këtë arsye, vetëm Atij frikësojuni duke kryer urdhëresat e Tij dhe duke iu larguar e ruajtur nga ndalesat e Tij. Duke urdhëruar profetët, Zoti në fakt ka urdhëruar të gjithë besimtarët, sepse ata janë pasues të profetëve dhe rrugës së tyre. Ai thotë: "O ju që keni besuar! Hani nga të mirat me të cilat ju kemi begatuar dhe falënderojeni Allahun, nëse jeni të sinqertë në adhurimin e Tij!" [Bekare 172]. Kështu, është detyrë për të gjithë ata që pretendojnë se pasojnë profetët, që të zbatojnë shpalljet e profetëve dhe urdhëresat e tyre dhe të ndërtojnë jetën sipas tyre. Por të padrejtët nuk dinin gjë tjetër, veç të përçaheshin dhe të mos i bindeshin Zotit, prandaj dhe tha:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë