Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 16

فَأَرْسَلْنَا عَلَيْهِمْ رِيحًا صَرْصَرًا فِي أَيَّامٍ نَحِسَاتٍ لِنُذِيقَهُمْ عَذَابَ الْخِزْيِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَلَعَذَابُ الْآخِرَةِ أَخْزَىٰ ۖ وَهُمْ لَا يُنْصَرُونَ 16 ١٦

Dhe, Ne u dërguam atyre në ditët e shëmtuara (fatkeqësisë) erë të ftohtë, për ta shijuar dënimin poshtërues që në këtë jetë, e dënimi në jetën tjetër është edhe më poshtërues dhe atyre nuk do t’u ndihmohet. (16)

Tefsiri

Prandaj Ne lëshuam kundër tyre një Erë të furishme për disa ditë shkatërruese, ... -

Ajo ishte një stuhi e furishme, aq sa prej saj krijohej një ushtimë shumë e frikshme, si një bubullimë. Allahu i Lartësuar ua vazhdoi atë furtunë për shtatë net e tetë ditë rresht, sikurse thotë në suren Hakka 6, 7: “Ndërsa Adi u shkatërrua me një stuhi të fuqishme e të zhurmshme, që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht. Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” Kështu i shkatërroi i Madhërishmi ata. Pas kësaj gjëme, mbetën veçse rrënojat e vendbanimit të tyre. Pastaj i Lartësuari thotë:...për t’i bërë ata ta ndienin shjen e dënimit poshtërues që në jetën e kësaj bote; por në botën tjetër Dënimi do të jetë edhe më poshtërues dhe ata nuk do të gjejnë asnjë ndihmë. -

Allahu u dha atë ndëshkim, që t’i turpëronte para krijesave që në jetën e kësaj dynjaje, ku ata krenoheshin me forcën e tyre. Ndërsa ndëshkimi i ahiretit do të jetë edhe më poshtërues. Atje ata nuk do të kenë mundësinë të mbrohen dhe as të shpëtojnë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë