Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوِ اتَّبَعَ الْحَقُّ أَهْوَاءَهُمْ لَفَسَدَتِ السَّمَاوَاتُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ ۚ بَلْ أَتَيْنَاهُمْ بِذِكْرِهِمْ فَهُمْ عَنْ ذِكْرِهِمْ مُعْرِضُونَ
E, sikur e Vërteta (Kur’ani) të pasonte sipas dëshirave të tyre, do të shkatërroheshin qiejt dhe Toka dhe gjithçka që gjendet në to. Jo, Na, atyre – u kemi dërguar përkujtimin (Kur’anin), pro ata shmangen nga ai. (71)
Ne u sollëm atyre Këshillën
(Kur’anin),... -
Ne u dhamë këtë Kur'an, që i kujton dhe i nxit ata për çdo të mirë. Përmes mirësive dhe Kur'anit, do të lartësohet fama dhe krenaria e tyre ndër njerëz. Nëse do të zbatojnë këtë Kur'an dhe do ta ndërtojnë jetën e tyre sipas tij, ata do të jenë udhëheqës të botës.... por ata i kthyen shpinën. -
Kjo është fatkeqësia më e madhe për ta. Nëse Zoti të privon nga kjo mirësi, atëherë je zhytur në fatkeqësinë më të madhe. Kjo ndodh nëse shpërfill ftesën bujare të Zotit, siç thotë i Madhëruari: "Ata e kanë harruar Allahun, prandaj Ai i ka harruar ata." [Teube 67]. Ose: "Mos u bëni si ata që e harruan Allahun e prandaj Allahu i bëri që të harrojnë vetveten! Ata janë të shfrenuarit." [Hashr 19]. Kur'ani, ashtu si edhe Profeti të cilit iu shpall ky libër, është mirësia më e madhe që ju dha këtij populli, por ata iu kundërvunë me mohim. A ka privim më të madh sesa ky? Fundi i këtij privimi është humbja dhe dëshpërimi më i madh.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë