Sureja En-Nur (Drita — النور) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




24 En-Nur(النور), Ajet 16

وَلَوْلَا إِذْ سَمِعْتُمُوهُ قُلْتُمْ مَا يَكُونُ لَنَا أَنْ نَتَكَلَّمَ بِهَٰذَا سُبْحَانَكَ هَٰذَا بُهْتَانٌ عَظِيمٌ 16 ١٦

Përse – kur e dëgjuat (shpifjen) – nuk thatë: “Nuk është për ne – të flasim për këtë”. Ti je i lavdëruar (Zot)! Kjo është shpifje e madhe! (16)

Tefsiri

E përse vallë, kur e dëgjuat atë

(shpifjen)

, nuk thatë: “Nuk është mirë të flasim për këtë. -

Kur të dëgjonit këtë shpifje të madhe, ju duhet ta refuzonit prerë e të thoshit: “Nuk është mirë të flasim për këtë." Nuk është aspak e denjë për ne që të flasim për një gjë kaq të ulët. Është e qartë që kjo është shpifje, sepse imani e ndalon besimtarin të bëjë poshtërsi të tilla.

I Dëlirë je Ti

(o Zot)

. Kjo është një shpifje, vërtet e madhe.”-

Është e qartë që kjo është një shpifje, prandaj ne nuk bëhemi kurrësesi pjesë e saj.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë