Sureja Ja-Sin (Ya-Sin — يس) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




36 Ja-Sin(يس), Ajet 19

قَالُوا طَائِرُكُمْ مَعَكُمْ ۚ أَئِنْ ذُكِّرْتُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ مُسْرِفُونَ 19 ١٩

Thanë (pejgamberët): “Fatkeqësia juaj është me ju. Vallë, a për atë që jeni këshilluar (e konsideroni fatkeqësi)? Jo, (por) ju jeni popull që kaloni kufirin në të këqia”. (19)

Tefsiri
Ata (të dërguarit)

thanë: “Ogurin e keq e keni nga vetja juaj

(te padrejtësitë tuaja)

. Mos vallë (jemi ogur i keq) për shkak se ju këshilluam?!” -

E keqja vjen vetëm prej ligësive dhe paudhësive tuaja. Janë pikërisht veprat tuaja, si idhujtaria e gjynahet, shkak për çdo bela që ju godet. Ato gjithmonë bëhen shkak që mbi ju të bien zemërimi dhe ndëshkimet e Zotit, dhe t'ju largohet çdo gjë e dashur prej mirësive të shumta të Tij. Atëherë, si është e mundur që na drejtoheni me ato fjalë? Mos, vallë, për shkak se ne ju këshilluam për atë që sjell mirësi dhe mbarësi?! Jo, por:

Jo. Por ju jeni një popull që e kaloni çdo kufi.” -

Ju kaloni çdo kufi në ligësitë që bëni dhe në fjalët e poshtra që thoni. Domethënë, ftesa e këtyre profetëve ua shtoi edhe më shumë largimin nga rruga e drejtë dhe mendjemadhësinë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë