Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُمْ مِنْ فَضْلِهِ ۗ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ بِغَيْرِ حِسَابٍ
(e lavdërojnë Perëndinë) që Perëndia t’i shpërblejë ata me dhuratat më të mira për atë që kanë punuar, e që t’jua shtojë atyre dhuntinë e Tij. E, Perëndia e furnizon kë të dojë, pa llogari. (38)
që Allahu t’i shpërblejë më së miri për veprat e tyre... -
Këtu bëhet fjalë për veprat e mira, pra, për adhurimet që të afrojnë me Zotin dhe e kënaqin Atë. Njeriu bën edhe gjëra të lejuara, siç janë premtimet e ndryshme në këtë botë, por ai do të shpërblehet veçse për ato që janë të mira, dhe të tilla janë ato që i janë dedikuar vetëm Zotit, për ta kënaqur Atë, dhe që janë kryer sipas porosive të Tij, sikurse thotë Zoti: "Allahu do t’ua falë më të keqen e atyre (gjynaheve) që bënë dhe do t’u japë shpërblimet më të mira për ato (vepra të mira)që bënë." [Zumer 35].... dhe për t’ua shtuar të mirat prej
(bujarisë së)Tij. -
Allahu do t’ua shtojë më shumë shpërblimin, në krahasim me atë që kanë bërë.Allahu i dhuron pa masë atij që do. -
Ai i jep më shumë shpërblim sesa njeriu mund të arrijë përmes veprave të tij, madje shumë herë më tepër nga sa mund ta imagjinojë. Allahu i jep shpërblim pa masë, pra, ky është tregues se do të jetë më i madh sesa mendohet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë