Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
الزَّانِي لَا يَنْكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنْكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ ۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ
Kurvari mund të martohet vetëm me kurvën apo idhujtaren, kurse kurvën mund ta marrë për grua vetëm kurvari apo idhujtari, e kjo (kurvëria – martesa me kurvat), është e ndaluar për besimtarët. (3)
Laviri nuk mund të martohet veçse me një lavire ose idhujtare. Dhe me laviren nuk mund të martohet kush, veçse një lavir ose idhujtar. -
Ky ajet na tregon poshtërsinë e imoralitetit. Ajo është një vepër që e poshtëron vepruesin dhe atë që përzihet me të, më shumë se çdo lloj gjynahu tjetër. Kështu, imoralit mund t’i afrohet për grua veçse ndonjë imorale si ai, ose ndonjë idhujtare e mohuese e Zotit, që nuk beson në ringjallje e as në shpërblimin me drejtësi, dhe që nuk do t’ia dijë fare për ligjet e fenë e Zotit. Edhe për gruan imorale është e njëjta gjë.Ajo (imoraliteti ose martesa me ta)është e ndaluar për besimtarët. -
Zoti ua ka bërë të ndaluar besimtarëve që të martohen me imorale ose me imoralë. Ajeti është shumë i qartë. Nëse dikush dëshiron të martohet me një imoral që nuk është penduar, atëherë të vetmet mundësi janë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë