Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ مَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ إِلَّا مَنْ شَاءَ أَنْ يَتَّخِذَ إِلَىٰ رَبِّهِ سَبِيلًا
Thuaj: “Unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, por vetëm ai që don, le të shkojë rrugës që shpie te Zoti i tij”. (57)
Thuaj: “Unë nuk kërkoj kurrëfarë shpërblimi prej jush për këtë.” -
Ti, o Muhamed, nuk po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e Shpalljes tek ata dhe për ofrimin e udhëzimit të Zotit. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye për të mos të pasuar ty dhe që të nxjerrin pretekste për këtë."Por
(vetëm)kush të dëshirojë, të marrë rrugën
(që e shpie)drejt Zotit të tij”. -
Pra, përveç atyre që dëshirojnë të shpenzojnë nga pasuria e tyre për të kënaqur Allahun dhe për të ndihmuar fenë dhe rrugën e Tij. Nëse dëshironi të bëni diçka të tillë, bëjeni, sepse unë nuk ju detyroj. Ky shpenzim, në fund të fundit, nuk është një shpërblim që më jepet mua, por është në të mirën dhe dobinë tuaj. Ai ju ndihmon në rrugën tuaj drejt Zotit. Pastaj Allahu e urdhëron Profetin e Tij që t’i mbështetej Atij dhe të kërkonte ndihmë duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë