Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 197)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 197

أَوَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ آيَةً أَنْ يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ 197 ١٩٧

vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit? (197)

Tefsiri

A nuk ishte provë për ata

(për jobesimtarët mekas)

, se atë

(Kur'anin)

e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit? -

A nuk u mjafton atyre si shenja dhe argument për të treguar saktësinë e kësaj shpalljeje dhe se është prej Zotit, fakti që: "...atë (Kur'anin) e dinin edhe dijetarët e bijve të Izraelit?" Ata ishin njerëzit më të ditur në atë kohë rreth këtyre çështjeve. Në çdo çështje që ka paqartësira e dyshime, njerëzit duhet të kthehen në njerëzit e specializuar në njohuritë përkatëse, dhe fjala e tyre merret për bazë. Kështu, edhe në kohën e Musait, magjistarët që ishin të specializuar në njohurinë e magjisë, dëshmuan se ajo që solli Musai nuk ishte magji, por mrekulli nga Zoti. Ata ishin ekspertë dhe dhanë atë dëshmi, që ishte e pranueshme, ndërsa fjalët e të tjerëve ishin të kota dhe nuk merreshin për bazë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë