Sureja Esh-Shuara (Poetët — الشعراء) (Ajet 225)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




26 Esh-Shuara(الشعراء), Ajet 225

أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ 225 ٢٢٥

Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash) (225)

Tefsiri

A nuk e sheh ti se ata hidhen në çdo anë

(herë lavdërojnë, e herë përqeshin)- Nga humbja dhe devijimi i tyre, hallakaten sa në një anë, në tjetrën. Herë lavdërojnë si hipokritë, e herë të tjera shajnë dhe fyejnë. Herë mbështesin të vërtetën, dhe herë gënjeshtrën dhe kotësinë. Herë thurin himne e lëvdata, dhe herë të tjera tallen e përqeshin. Këtu i sheh të gëzuar, më pas të dëshpëruar. Ata nuk mbajnë një qëndrim të vetëm parimor e të drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë