Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ
Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!” (44)
Dhe ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre... -
Litarët dhe shkopinjtë dukeshin si gjarprinj, që i magjepsën shikimet e njerëzve. Gjatë kësaj shfaqeje, ata thanë:“Për hir të madhërisë së Faraonit, do të jemi ne ata që me siguri do të fitojnë.” -
Ata u mbështetën në forcën dhe krenarinë e një robi të dobët e të pafuqishëm në çdo aspekt, por që ishte treguar tiran dhe i pashpirt me ta. Ai kishte krijuar një mbretëri dhe ushtri, që të dukej një mbret i fuqishëm, prandaj njerëzit u mashtruan nga kjo pamje. Shikimet e tyre nuk depërtonin më thellë, për të parë realitetin e gjërave. - Gjithashtu, ka mundësi që kjo fjalë e thënë prej tyre ishte një lloj betimi. Pra, u betuan në krenarinë e Faraonit se ata do të fitonin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë