Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ
ja, shtëpitë e tyre të shkretëruara, për shkak të zullumit që kanë bërë. Në këtë, me të vërtetë, ka argument të madh për popullin që dinë, (52)
Këto janë gërmadhat e shtëpive të tyre. -
Shtëpitë u rrënuan dhe mbetën të shkreta, pa banorë dhe pa vizitorë. Askush nuk shkeli më në atë vend, sepse:Ata u shkretuan për shkak të padrejtësive të tyre. -
Ky ishte përfundimi i padrejtësisë dhe i idhujtarisë së tyre në tokë.Nuk ka dyshim se në gjithë këtë
(ndodhi)ka argument për njerëzit që kuptojnë. -
Ka për ata njerëz që e njohin mirë realitetin dhe meditojnë gjatë në ndodhitë e historitë, që Zoti na ka lënë. Ata dinë të nxjerrin mësime nga veprat e Zotit me të dashurit e Tij dhe ndëshkimin mbi armiqtë e Tij. Ata dinë të marrin mësime nga të gjitha këto dhe e dinë se përfundimi i padrejtësisë është gjithmonë shkatërrimi dhe përfundimi i imanit dhe drejtësisë është shpëtimi dhe arritja e lumturisë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë