Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَمَّنْ يَهْدِيكُمْ فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَمَنْ يُرْسِلُ الرِّيَاحَ بُشْرًا بَيْنَ يَدَيْ رَحْمَتِهِ ۗ أَإِلَٰهٌ مَعَ اللَّهِ ۚ تَعَالَى اللَّهُ عَمَّا يُشْرِكُونَ
Apo është (më i mirë) Ai, i cili ua rrëfen në errësirat e tokës dhe të detit dhe (Ai), i cili dërgon erërat si sihariq par mëshirës së Tij (shiut)? Vallë, a krahas Perëndisë – të ekzistojë zot tjetër?! Por, Perëndia është shumë lart nga ata, që i konsiderojnë shok Atij! – (63)
Është Ai që ju orienton në errësirat e tokës e të detit... -
Kush është ai që ju tregon rrugën, kur gjendeni mes errësirave të tokës dhe të detit dhe nuk keni asnjë udhërrëfyes dhe asnjë mjet për të gjetur shpëtim? I vetmi udhëzim është ai që ju jep Allahu dhe i vetmi lehtësim ju vjen nga Ai. Ai ju lehtëson dhe ju jep mundësinë që të gjeni rrugën.... dhe Ai që dërgon erërat si përgëzim përpara mëshirës së Tij
(shiut). - Përpara shiut, Allahu lëshon erëra, të cilat grumbullojnë retë, dhe i bën që të ngarkohen dhe pastaj lëshojnë shiun. Kështu, njerëzit gëzohen dhe lumturohen që kur shohin këto re të bashkohen, para se të zbresë shiu.A ka ndonjë zot tjetër
(që meriton adhurimin), përveç Allahut? -
A ka kush mund ta bëj këtë veç Zotit? Apo Ai është i Vetmi që mund ta bëjë këtë? Atëherë, përse ju i shoqëroni shokë Atij dhe adhuroni zota të tjerë veç Tij?I dëlirë dhe i lartësuar qoftë Ai nga çfarë i përshkruajnë si shok! -
U madhëroftë, u dëlirësoftë dhe u lartësoftë mbi gjithçka që ata i shoqërojnë, si idhuj e gjithçka që ata adhurojnë përveç Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë