Sureja En-Neml (Milingonat — النمل) (Ajet 89)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




27 En-Neml(النمل), Ajet 89

مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِنْهَا وَهُمْ مِنْ فَزَعٍ يَوْمَئِذٍ آمِنُونَ 89 ٨٩

Kush punon vepër të mirë, do të ketë shpërblim të madh për të dh do të jetë i qetësuar atë Ditë nga frika. (89)

Tefsiri

Kush ka bërë mirë, atij do t’i takojë një shpërblim edhe më i mirë se ajo që ka bërë... -

Kjo përfshin çdo fjalë e punë të mirë ose edhe ndjenja të mira. Pra, për çdo të mirë, ai do të marrë një shpërblim edhe më të mirë. Kjo është grada më e vogël e shpërblimit të Zotit.

..dhe do të jetë i sigurt

(e të ruajtur)

prej tmerrit të asaj dite. -

Ata janë të sigurt kur të tjerët do të tmerrohen. Edhe ata do t’i përfshijë frika e përgjithshme, por Zoti premton se këta të zgjedhur do të jenë të shpëtuar dhe do të dalin faqebardhë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë