Sureja El-Kasas (Tregimet — القصص) (Ajet 29)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




28 El-Kasas(القصص), Ajet 29

فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى الْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِ آنَسَ مِنْ جَانِبِ الطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ امْكُثُوا إِنِّي آنَسْتُ نَارًا لَعَلِّي آتِيكُمْ مِنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِنَ النَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ 29 ٢٩

Kur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vërejti një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni! Me të vërtetë, kam vërejtur një zjarr. Shpresoj se do t’ju sjelli një lajm (për orientim të rrugës), ose një un të zjarrit, për t’u nxehur ju”. (29)

Tefsiri

Kur Musai e plotësoi afatin, u nis në udhëtim me familjen e vet, vërejti anash

(malit të)

Turi Sinasë një zjarr. Atëherë i tha familjes së vet: “Rrini këtu, se unë po shoh një zjarr. Shpresoj t’ju sjell nga ai ndonjë lajm

(për rrugëtimin tonë)

ose ndonjë dru të ndezur, që të ngroheni.” -

Mendohet që Musai të ketë punuar dhjetë vjet, sepse dihet që Musai ishte bamirës. Pasi mbaroi marrëveshja, Musai u përmallua për familjen, nënën, fisin dhe vendin e tij, ndaj mendoi që, pas gjithë asaj kohe të gjatë, tashmë e kishin harruar çështjen e tij. Kështu, u nis në udhëtim për në Egjipt me familjen e vet. Rrugës vërejti anash (malit të) Turi Sinasë një zjarr. Kjo ndodhi pikërisht atëherë kur kishin humbur rrugën dhe po ndienin ftohtë. Kur u afrua pranë atij vendi, Musai u thirr prej atje:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë