Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَٰكِنَّا أَنْشَأْنَا قُرُونًا فَتَطَاوَلَ عَلَيْهِمُ الْعُمُرُ ۚ وَمَا كُنْتَ ثَاوِيًا فِي أَهْلِ مَدْيَنَ تَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِنَا وَلَٰكِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ
Por, Ne kemi krijuar shumë gjenerata e ka kaluar një kohë e gjatë. E, ti – nuk ke qëndruar në mesin e banorëve të Medjenit, që t’ju lexosh (Mekkasve) argumentet Tona, por Ne t’i kemi dërguar ty (lajmet e këtyre mrekullive). (45)
Ne krijuam shumë breza ndërmjet dhe ajo kohë është shumë e largët. -
Shumë shekuj kaluan, aq sa dituria e Shpalljes u zhduk. Dhe pikërisht kur nevoja për Shpallje ishte e madhe, Ne të dërguam ty me atë që ta mësuam dhe me Kur'anin, që ta shpallëm.Ti nuk ishe banor i Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre argumentet Tona. -
Ti nuk jetoje e qëndroje mes banorëve të Medjenit, që të mësoje këtë histori dhe ajetet Tona, që të mund të tregoje kaq saktë e imtësisht historinë e Musait.Por jemi Ne, që të dërguam ty si profet. -
Të gjitha këto lajme të Musait erdhën nga Shpallja që të dhuruam. Ti nuk kishe asnjë mënyrë tjetër për t’i mësuar, përveç Shpalljes.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë