Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنُرِيدُ أَنْ نَمُنَّ عَلَى الَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا فِي الْأَرْضِ وَنَجْعَلَهُمْ أَئِمَّةً وَنَجْعَلَهُمُ الْوَارِثِينَ
Na kemi dashur t’u bëjmë mirësi atyre që kanë qenë të shtypur në Tokë, e t’i bëjmë udhëheqës ata dhe t’i bëjmë trashëgimtar (të pushtetit të Faraonit), (5)
Por Ne donim që ata që shtypeshin në tokë, t’i lartësonim... -
Këtë Zoti do ta bënte duke larguar prej tyre shkaqet e dobësisë dhe fatkeqësisë dhe duke shkatërruar ata që i kundërviheshin të mirës dhe bartësve të saj, duke prishur planet e armiqve të tyre.t’i bënim udhëheqës dhe trashëgimtarë ... -
Do t’i bënim prijës në fenë dhe besimin e pastër, dhe kjo nuk mund të ndodhte dhe të ecte bashkë me dobësinë. Përkundrazi, kjo do të ndodhte paralelisht me fuqizimin në tokë, që Zoti do t’u jepte.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë