Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَارُونَ وَفِرْعَوْنَ وَهَامَانَ ۖ وَلَقَدْ جَاءَهُمْ مُوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ فَاسْتَكْبَرُوا فِي الْأَرْضِ وَمَا كَانُوا سَابِقِينَ
Dhe, (kujtoje) Karunin dhe Faraonin dhe Hamanin! Me të vërtetë, atyre u ka ardhur Musai me dokumente të qarta, e që ata u mendjemadhësuan në Tokë dhe nuk i shpëtuan dënimit. (39)
dhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. -
Po kështu vepruan Karuni, Firauni dhe Hamani, kur Allahu i Madhëruar dërgoi ndër ta Musain, birin e Imranit, me shenja të qarta dhe fakte të pamohueshme. Por ata nuk iu nënshtruan të vërtetës. Ata u treguan kryeneçë dhe të padrejtë me njerëzit. Ata u bënë armiq të së vërtetës duke e refuzuar atë, prandaj nuk i shpëtuan ndëshkimit.Musai u solli atyre argumente të qarta, por ata u treguan kryeneçë, prandaj nuk mundën t’i shpëtonin dënimit. -
Kurrë nuk mund t’i shpëtonin dhe shmangeshin dënimit të Allahut, prandaj nuk u mbeti gjë tjetër veçse të dorëzoheshin dhe të poshtëroheshin.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë