Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 115)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 115

وَمَا يَفْعَلُوا مِنْ خَيْرٍ فَلَنْ يُكْفَرُوهُ ۗ وَاللَّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ 115 ١١٥

Çfarëdo të mire që punoni nuk do t’ju mohohet (për atë do të shpërbleheni). Perëndia i di mirë ata që ruhen nga të këqijat. (115)

Tefsiri

Çfarëdo e mire që ata bëjnë, nuk do t’u mohohet. –

Pra, kurrë nuk do të shpërfillet apo të lihet pa shpërblim, por do t’i jepet shpërblimi më bujar. Dihet shumë mirë që masa e shpërblimit është në varësi të devotshmërisë dhe qëllimit të robit, prandaj Allahu i Lartësuar u rikujton njerëzve që të nxitojnë të futen në mëshirën e Tij. Kjo është shumë e rëndësishme për pranimin e veprave dhe për shpërblimin e tyre.

Allahu i di mirë të devotshmit. –

Pra, Ai i di se cilët janë ata që meritojnë emrin “mutteķîn” – të devotshëm. Ai e di kush i ruhet ndëshkimit dhe zemërimit të Tij, duke zbatuar porositë e Tij dhe të Profetit (a.s.). Vetëm këtyre Allahu do t’u pranojë veprat e mira dhe do t’ua shpërblejë ato, sikurse thotë Ai në suren Maide: “Pa dyshim, Allahu i pranon veprat e mira veçse prej të devotshmëve.”

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë