Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 137)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 137

قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِكُمْ سُنَنٌ فَسِيرُوا فِي الْأَرْضِ فَانْظُرُوا كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ 137 ١٣٧

Para jush kanë kaluar (shumë popuj) e ligje. Udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ka qenë fundi i atyre që i kanë përgënjeshtruar profetët. (137)

Tefsiri
Këto ajete dhe ato që vijnë pas tyre flasin për luftën e Uhudit. Nëpërmjet tyre, Allahu i Lartësuar ngushëllon adhuruesit e Tij besimtarë. Ai u tregon se ka patur shumë popuj të tjerë që kanë kaluar para tyre dhe të gjithë janë sprovuar me luftë kundër qafirëve, me beteja tepër të ashpra mes tyre. Besimtarët kanë provuar fitoren dhe humbjen, por përfundimi i mirë u takon gjithmonë besimtarëve dhe të devotshmëve. Allahu i Lartësuar ka qenë gjithmonë në ndihmë të adhuruesve të Tij të sinqertë, të besimtarëve që pasuan Profetin e Tij. Thotë i Lartësuari:

Përpara jush kanë kaluar shumë popuj. Udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën. –

Kuptimi: Lëvizni nëpër tokë fizikisht dhe shpirtërisht, dhe vështroni me kujdes se si qe përfundimi i atyre që mohuan të vërtetën e sjellë prej profetëve (a.s.). Shihni me kujdes ndëshkimin dhe shkatërrimin total që ata i zuri. Të shumta dhe të larmishme kanë qenë llojet e ndëshkimeve që janë derdhur mbi vendbanimet e jobesimtarëve. Këto ndëshkime e zhdukën pushtetin dhe krenarinë e atyre popujve. Mendjemadhësia e tyre humbi nëpër kohëra dhe u harrua. A nuk konsiderohen të tilla ngjarje si argumentet më të mira dhe më të forta për vërtetësinë e fjalëve të profetëve? A nuk tregojnë këto urtësinë e madhe të të Lartësuarit, me të cilën Ai i sprovon njerëzit, për t'u dalluar qartë i sinqerti nga mashtruesi? Prandaj i Lartësuari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë