Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَرِحِينَ بِمَا آتَاهُمُ اللَّهُ مِنْ فَضْلِهِ وَيَسْتَبْشِرُونَ بِالَّذِينَ لَمْ يَلْحَقُوا بِهِمْ مِنْ خَلْفِهِمْ أَلَّا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ
Janë të gëzuar për atë që ua ka dhënë Perëndia nga dhuntitë e Tij dhe sihariqohen me ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (shoqëruar) dhe që kanë ngelur pas tyre, meqë nuk do të ketë kurrfarë frike dhe të cilët për asgjë nuk do të pikëllohen; (170)
Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. -
Domethënë, janë të lumturuar dhe plotësisht të kënaqur me dhuratën e Zotit të tyre. Sytë dhe shpirtrat e tyre janë të gëzuar, të ngazëllyer me bukuritë e atjeshme. Kënaqësia që ndiejnë ata është e plotë, e pacunguar në asnjë aspekt. Allahu i Lartësuar u ka dhuruar kënaqësi për trupin dhe lumturi për shpirtin e tyre. Ata lumturohen me mirësitë e përjetshme, me të cilat do të jetojnë përgjithmonë. Për këtë arsye, ata përgëzojnë njëri-tjetrin për vëllezërit e tyre, që ende nuk kanë rënë në luftë në rrugën e Zotit.Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre
(si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. –
Pra, ata përgëzojnë edhe njëri-tjetrin me lajmin e gëzueshëm që, edhe vëllezërit e tyre, sikurse ata, nuk do të kenë frikë dhe as brenga. Ky është një plotësim i mirësisë dhe lumturisë së tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë