Sureja Ali Imran (Familja e Imranit — آل عمران) (Ajet 192)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




3 Ali Imran(آل عمران), Ajet 192

رَبَّنَا إِنَّكَ مَنْ تُدْخِلِ النَّارَ فَقَدْ أَخْزَيْتَهُ ۖ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنْصَارٍ 192 ١٩٢

O Zoti ynë! Cilindo që Ti e hedhë në zjarr, Ti e ke poshtëruar atë. E, për mohuesit nuk ka kurrfarë ndihmëtari. (192)

Tefsiri

"Zoti ynë! Atë që Ti e fut në Zjarr, e ke mbuluar me turp. -

Atë që i Gjithëdituri, i Urti e i Drejti e fut në Zjarr, ai do të jetë i poshtëruar, sepse meriton zemërimin dhe dënimin e të Gjithëmëshirshmit. Ai do të jetë i poshtëruar, për shkak të zemërimit të Allahut, të melekëve dhe të të dashurve të Allahut. Ata do të turpërohen përpara gjithë krijesave dhe kurrë nuk mund t'i shmangen këtij poshtërimi. Askush nuk do të mund t'i shpëtojë ata nga ky turp. I Madhëruari ua kujton atyre këtë fakt, kur thotë:

Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar." -

E kush mund t'i shpëtojë ata nga ndëshkimi i të Urtit, të Drejtit?! Fjala ‘dhalimin’ pra keqbërës dhe i padrejtë, tregon se ata do të hyjnë në Zjarr për shkak të ligësive dhe padrejtësisë së tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë