Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَلَمَّا وَضَعَتْهَا قَالَتْ رَبِّ إِنِّي وَضَعْتُهَا أُنْثَىٰ وَاللَّهُ أَعْلَمُ بِمَا وَضَعَتْ وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنْثَىٰ ۖ وَإِنِّي سَمَّيْتُهَا مَرْيَمَ وَإِنِّي أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
E kur ajo e lindi (fëmijën) tha: Zoti im! Unë lindra femër, - Perëndia di më mirë çka lindi ajo, - “Mashkulli nuk është si femra, unë e emërova atë Merjem dhe ta kam lënë atë dhe brezin e saj nën mbrojtjen Tënde nga djalli i mallkuar”. (36)
Kur ajo e lindi
(foshnjën), tha: “O Zoti im! Unë e linda femër.” -
Me sa duket, ajo dëshironte shumë që fëmija të ishte mashkull, sepse ashtu do të ishte më i dobishëm në shërbim të shtëpisë së Zotit dhe më i plotë si përkushtim. Në fjalët e saj dallohet një shenjë keqardhjeje para Zotit të saj. Por i Urti e i Dituri thotë:Por, Allahu e dinte shumë mirë se çfare kishte lindur ajo. Sigurisht që mashkulli nuk është si femra. -
Allahu e dinte shumë mirë se çfarë do të lindë ajo dhe nuk kishte nevojë për lajmërimin e saj. Madje, Ai e dinte gjendjen e frytit të barkut të saj para se të dilte në dritë. Ky ajet tregon, gjithashtu, se mashkulli është më i vlefshëm se femra.“Unë i vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar.”. –
Nga këtu mësojmë se është e lejueshme që emri i fëmijës të vendoset nga nëna, nëse babai nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo është një lutje që nëna e Merjemes ia drejtoi Allahut të Lartësuar për Merjemen dhe pasardhësit e saj. Ajo e luti Allahun që ta ruajë Merjemen dhe pasardhësit e saj, prej shejtanit të mallkuar.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë