Sureja Er-Rum (Romakët — الروم) (Ajet 36)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




30 Er-Rum(الروم), Ajet 36

وَإِذَا أَذَقْنَا النَّاسَ رَحْمَةً فَرِحُوا بِهَا ۖ وَإِنْ تُصِبْهُمْ سَيِّئَةٌ بِمَا قَدَّمَتْ أَيْدِيهِمْ إِذَا هُمْ يَقْنَطُونَ 36 ٣٦

E, kur Ne t’u japim njerëzve ta shijojnë dhuntinë, ata gëzohen me të, e kur t’i godas fatkeqësia për atë që e kanë punuar duart e tyre, atëherë e humbin shpresën. (36)

Tefsiri

Kur Ne u japim njerëzve

(begati e të mira)

nga mëshira Jonë, ata gëzohen me to. -

Allahu i Lartësuar na tregon për gjendjen e shumicës së njerëzve gjatë sprovave, qoftë gjatë vështirësive, qoftë gjatë mirësive dhe bollëkut. Kështu ata, kur Allahu i Lartësuar u jep të kënaqen nga mëshira e Tij pasuri, fitime të shumta, ndihmë etj., ata gëzohen në atë mënyrë që i çon në mendjemadhësi e vetëkënaqësi. Ata nuk gëzohen në mënyrë të tillë që t’i nxisë për mirënjohje ndaj Zotit dhe përunjësi për begatitë e dhuruara nga Ai.

Por nëse ata i godet ndonjë e keqe për shkak të veprave të tyre, atëherë ata humbin çdo shpresë. -

Për shkak të gjynaheve të tyre, Allahu i Lartësuar u lëshon ndonjë fatkeqësi e sprovë, dhe "...atëherë ata humbin çdo shpresë." Ata humbin çdo shpresë, duke menduar se varfëria kurrë nuk do t’u largohet, se sëmundja kurrë nuk do të shërohet etj. Kjo tregon injorancën e tyre të thellë dhe se sa të paditur janë ata rreth Zotit dhe veprave të Tij të urta dhe të mëshirshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë