Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا كَانَ لَهُ عَلَيْهِمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا لِنَعْلَمَ مَنْ يُؤْمِنُ بِالْآخِرَةِ مِمَّنْ هُوَ مِنْهَا فِي شَكٍّ ۗ وَرَبُّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ حَفِيظٌ
Ai (Iblisi), nuk ka pasur kurrfarë pushteti mbi ta; Ne vetëm kemi dashur të zbulojmë se kush beson në jetën tjetër e kush dyshon në të. E, Zoti yt është mbikëqyrës i çdo gjëje. (21)
nuk kishte asnjë pushtet mbi ta -
Ai i mallkuar nuk është se kishte ndonjë pushtet imponues e nënshtrues, në lidhje me atë që dëshironte prej tyre. Por ishte urtësia e Allahut që e lejoi atë t'u bëjë vesvese, t'ua zbukurojë të këqijat njerëzve, aq sa duket sikur merr njëfarë force mbi ta. Kështu i sprovoi Zoti bijtë e Ademit, me një qëllim të rëndësishëm:por, Ne dëshiruam që të dallohet ai që beson në botën tjetër, prej atij që ka dyshim për të. -
Nëpërmjet këtyre joshjeve dhe sprovave, do të realizohet qëllimi i kësaj jete, pra, dallimi i qartë i të sinqertëve nga mashtruesit, për të dalë në pah ata që e kanë imanin të saktë dhe të qëndrueshëm gjatë sprovave, dyshimeve e trillimeve të shejtanëve, nga ata që kanë iman të dobët dhe të paqëndrueshëm, që lëkunden me dyshimin dhe pasiguritë më të vogla, dhe ndërron rrugë që me ftesën e parë në humbje. Kështu, Allahu i Madhëruar e ka bërë këtë dynja që robërit të sprovohen dhe të dalë në pah i keqi nga i miri.E Zoti yt është Mbikëqyrës mbi gjithçka. -
Ai mbikëqyr dhe kujdeset për të gjithë robërit dhe i ka ruajtur edhe veprat e tyre. Ai i ka llogaritur ato dhe ruan të sigurt edhe shpërblimin për to. Ai ka për t'ua dhënë shpërblimin të plotë dhe pa ia pakësuar askujt hakun e vet.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë