Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ الَّذِينَ اسْتَكْبَرُوا لِلَّذِينَ اسْتُضْعِفُوا أَنَحْنُ صَدَدْنَاكُمْ عَنِ الْهُدَىٰ بَعْدَ إِذْ جَاءَكُمْ ۖ بَلْ كُنْتُمْ مُجْرِمِينَ
Ata që madhështoheshin, do t’u thonë atyre që i konsideronin për të dobët: “Vallë, a ne ju kemi penguar nga rruga e drejtë, pasi që ju ka ardhur ajo? Jo, por ju jeni mëkatarë”. (32)
Dhe kryeneçët do t'u thonë atyre që patën qenë të dobët
(e të përbuzur): “Pse, ne ju penguam nga udhëzimi i drejtë pasi ju pati ardhur?” -
Ata u tregojnë dhe sqarojnë pasuesve se të gjithë ishin pjesmarrës në krim: Mos, vallë, ju detyruam me forcë, që ju të mos pasoni udhëzimin, pasi ai ju paraqit i qartë? Jo, në asnjë mënyrë:“Jo, por ju ishit keqbërës
(dhe rrefuzuat të besoni).” - Ishit ju vetë, që zgjodhët të lirë, që të refuzoni besimin. Askush nuk ju detyroi me forcë për ta bërë diçka të tillë. Edhe pse ne jua zbukuruam rrugën tonë, ne nuk kishim fuqi mbi ju.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë