Sureja Sheba (سبأ) (Ajet 54)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




34 Sheba(سبأ), Ajet 54

وَحِيلَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ مَا يَشْتَهُونَ كَمَا فُعِلَ بِأَشْيَاعِهِمْ مِنْ قَبْلُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا فِي شَكٍّ مُرِيبٍ 54 ٥٤

dhe ka ekzistuar distancë në mes tyre dhe asaj që dëshironin ata, ashtu siç, është vepruar me të ngjashmit – më parë. Me të vërtetë, të gjithë ata kanë qenë në dyshim të madh. (54)

Tefsiri

Dhe ata do të privohen nga ajo që e dëshironin,... -

Tashmë u janë larguar kënaqësitë e kësaj dynjaje, dëshirat, pasuritë, përjetimet, fëmijët, shërbëtorët dhe ushtritë e tyre. Tashmë janë të vetmuar dhe do të dalin para Zotit veçse me veprat e tyre. Çdokush do të dalë para Zotit i vetmuar ashtu siç Zoti e krijoi, dhe do të lerë pas gjithçka që zotëron.

ashtu sikurse ndodhi më parë me të ngjashmit e tyre. -

Kështu ka ndodhur me gjithë brezat që kanë kaluar, kur atyre u zbriti vdekja dhe shkatërrimi. Ata u privuan nga të gjitha kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Vërtet, ata ishin plot dyshime e pasiguri. -

Zemrat e tyre ishin të mbushura me pasiguri dhe dyshime të shumta, prandaj besimi nuk hynte në to dhe ata nuk u nënshtruan kur dëgjuan udhëzimin dhe kur u paralajmëruan nga Zoti.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Seb'e. Allahut i qoftë lavdërimi e mirësitë dhe vetëm prej Tij vjen ndihma! Vetëm Atij i jemi mbështetur dhe vetëm me Të e kemi lidhur zemrën me besim të plotë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë