Sureja Es-Saffat (Rreshtuesit — الصافات) (Ajet 148)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




37 Es-Saffat(الصافات), Ajet 148

فَآمَنُوا فَمَتَّعْنَاهُمْ إِلَىٰ حِينٍ 148 ١٤٨

dhe ata besuan, prandaj iu dhamë jetë të këndshme deri një kohë. (148)

Tefsiri

dhe ata i besuan. -

Të gjithë ata e besuan dhe e pasuan Junusin, dhe kështu ata do të përfshihen në peshoren e tij të mirësive.

Ne i lamë të jetonin për një kohë. -

Zoti e largoi dënimin nga populli i Junusit, edhe pse ai gati sa nuk i përfshiu të gjithë. I Lartësuari thotë: "Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." [Junus

98 ]

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë