Sureja Sad (ص) (Ajet 16)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




38 Sad(ص), Ajet 16

وَقَالُوا رَبَّنَا عَجِّلْ لَنَا قِطَّنَا قَبْلَ يَوْمِ الْحِسَابِ 16 ١٦

dhe ata (përqeshësit) thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!” (16)

Tefsiri

Dhe ata

(jobesimtarët)

thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë

(të dënimit)

përpara ditës së Gjykimit!” -

Këto janë fjalët e mendjelehtëve, të cilët e mohojnë të vërtetën e të cilët i thanë ato nga inati, armiqësia dhe urrejtja kundër të vërtetës. Duke treguar se nuk e besojnë ndëshkimin që u kërcënohet, ata thanë: “O Zoti ynë! Përshpejtoje pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Gjykimit! Atë dënim që ke vendosur të na e japësh, na e përshpejto dhe na e jep që në këtë dynja, para Ditës së Llogarisë! Nuk ka pse të presësh deri në Ditën e Gjykimit, për të na e dhënë atë dënim!” Kështu, ata e kthyen polemikën deri në atë pikë, sa dukej sikur thoshin: “O Muhamed! Nëse je vërtetë i vërtetë në atë që thua, atëherë shenja e vërtetësisë le të jetë që të na e japësh dënimin që tani në këtë dynja!” Por Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij për durim duke i thënë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë