Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَوَهَبْنَا لَهُ أَهْلَهُ وَمِثْلَهُمْ مَعَهُمْ رَحْمَةً مِنَّا وَذِكْرَىٰ لِأُولِي الْأَلْبَابِ
Dhe Ne ia kemi dhuruar atij familjen dhe po aq një numër tjetër anëtarësh (të familjes) – mëshirë prej Nesh dhe këshillim për njerëzit e mënçur, (43)
Ne ia rikthyem familjen e tij, duke ia shtuar dyfish, si mëshirë nga Ne dhe si mësim për të gjithë ata që kuptojnë. -
Jo vetëm kaq, por i ktheu edhe familjen e tij. Thuhet se Allahu e ringjalli familjen e tij, duke ia shtuar dyfish dhe i dhuroi pasuri të madhe. E gjitha kjo ishte nga mëshira e Zotit për Ejubin. Ai ishte durimtar dhe i kënaqur me Zotin, prandaj Ai i dhuroi shpërblime të shumta që në jetën e kësaj bote, dhe i premtoi shpërblimin e mrekullueshëm në ahiret. Allahu i Lartësuar e bëri këtë histori: "… si mësim për të gjithë ata që kuptojnë." Që të mençurit të kujtojnë vazhdimisht gjendjen e Ejubit (a.s), me durimin dhe moralin e tij të lartë me Zotin, dhe ta marrin atë si shembull. Le të mësojnë dhe të jenë të bindur se çdokush që bën durim gjatë vështirësive e sprovave, duke qënë i kënaqur me caktimin e Allahut, Allahu ka për ta shpërblyer shumëfish që në këtë dynja dhe përjetësisht në ahiret. Gjithashtu, Ai ka për t'iu përgjigjur lutjeve të tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë