Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
مَنْ يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُقِيمٌ
kë do ta arrijë dënimi poshtërues dhe kë do ta arrijë dënimi i përhershëm”. (40)
“Më vonë do ta mësoni, se kujt do t’i vijë dënimi poshtërues dhe mbi kë do të zbresë dënimi i përjetshëm!” -
Më vonë do ta mësoni se kujt do t’i takojë përfundimi i mirë dhe kush do të ndëshkohet në dynja dhe në ahiret. Të mjerët ata që do t’i përpijë ai ndëshkim! Ky ndëshkim nuk ka për t'u larguar nga ata dhe nuk do t'u zbutet aspak, as për një çast të vetëm. Ky është një kërcënim shumë i madh për ta dhe ata e dinë mirë që e meritojnë ndëshkimin e përjetshëm. Ata e dinë shumë mirë këtë, por inati dhe padrejtësia në jetën e kësaj dynjaje ua zë sytë dhe i pengon në rrugën drejt imanit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë