Sureja Ez-Zumer (Grupet — الزمر) (Ajet 74)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




39 Ez-Zumer(الزمر), Ajet 74

وَقَالُوا الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي صَدَقَنَا وَعْدَهُ وَأَوْرَثَنَا الْأَرْضَ نَتَبَوَّأُ مِنَ الْجَنَّةِ حَيْثُ نَشَاءُ ۖ فَنِعْمَ أَجْرُ الْعَامِلِينَ 74 ٧٤

Ata do të thonë: “Falenderimi qoftë për Perëndinë, që na plotësoi premtimin e Vet e na dha në trashëgim tokën (e xhennetit), që të vendosemi si të duam!” Sa i mrekullueshëm është shpërblimi i atyre që kanë punuar (sipas dispozitave të Perëndisë)! (74)

Tefsiri
Ata (të Xhenetit)

do të thonë: “Lavdëruar qoftë Allahu që e përmbushi premtimin e Vet për ne...” -

Duke e lavdëruar Allahun për udhëzimin në rrugën e drejtë dhe për mirësinë që u dhuroi duke i futur në Xhenet, ata thonë gjatë hyrjes në të: “Lavdëruar qoftë Allahu, i Cili premtimin e Vet e bëri realitet! Ai na e premtoi Xhenetin nëpërmjet profetëve. Ai na premtoi se do të na fuste në Xhenet nëse besonim sinqerisht dhe bënim punë të mira. Dhe tani, Zoti ynë e plotësoi atë që na premtoi dhe e përkreu mirësinë që na dhuroi!”

“dhe na bëri trashëgimtarë të xhenetit! Ne mund të banojmë në Xhenet ku të duam.” -

Ai na e la në trashëgim tokën e Xhenetit, që të vendosemi aty ku të duam. Ne mund të shkojmë në çdo vend që të dëshirojmë në Xhenet dhe do të shijojmë në të çdo mirësi që e kërkojmë dhe e dëshirojmë. Në Xhenet nuk ka asgjë të ndaluar.

“Sa i mrekullueshëm është shpërblimi për ata që bëjnë punë të mira!”. -

Ata janë pëpjekur shumë në bindje ndaj Zotit të tyre përgjatë kohës së dynjasë, që ishte e shkurtër dhe përfundoi shpejt, por me këtë fituan shumë mirësi dhe shpërblime të përjetshme e të pandërprera. Ky është vendi që meriton çdo admirim. Ky është vendi kur Allahu do të nderojë të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij dhe që e pëlqen që të jetë vendqëndrimi dhe shpërblimi i tyre. Ai Vetë e ndërtoi pjesën më të lartë të Xhenetit dhe e mbolli me duart e Veta, e rrethoi me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Vetëm një pjesë e vogël e këtij vendi largon çdo trishtim të dynjasë dhe të bën të harrrosh çdo dhimbje e vuajtje.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë