Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لَنْ يَسْتَنْكِفَ الْمَسِيحُ أَنْ يَكُونَ عَبْدًا لِلَّهِ وَلَا الْمَلَائِكَةُ الْمُقَرَّبُونَ ۚ وَمَنْ يَسْتَنْكِفْ عَنْ عِبَادَتِهِ وَيَسْتَكْبِرْ فَسَيَحْشُرُهُمْ إِلَيْهِ جَمِيعًا
Mesihu aspak nuk ngurron që të jetë rob i Perëndisë, si dhe as engjëjt më të afërm; e kushdo që ngurron nga të adhuruarit Perëndinë dhe bëhet arrogant (mendjemadh), Ai do t’i tubojë të gjithë përpara Veti. (172)
Mesihu nuk do të refuzonte kurrë të ishte rob dhe adhurues i Allahut, dhe as melekët më të zgjedhur. -
Pra, as Isai dhe as melekët e afërt të Allahut të Madhërishëm nuk e konsiderojnë për ulje statusin si rob e adhurues të Allahut. Ata nuk do të tregoheshin kurrsesi arrogantë e të refuzonin këtë pozitë. Duke mohuar këtë cilësi për ta, Allahu i Lartësuar ka pohuar të kundërtën. Me fjalë të tjera, Isai dhe melekët e afërt të Zotit janë shumë të përkushtuar në adhurimin ndaj Zotit të tyre. Sigurisht, ata e meritojnë këtë nderim të madh, sepse janë rob të nënshtruar dhe të sinqertë ndaj Allahut të Lartësuar, si në aspektin e rububije-s, ashtu edhe në atë të uluhije-s. Askush të mos mendojë se ngritja e Isait (a.s.), apo e dikujt tjetër, sipër gradës së krijesës është përsosmëri. Po kështu, edhe sjellja arrogante dhe mosbindja për adhurimin e Zotit nuk mund të jetë përsosmëri. Përkundrazi, këto janë qëndrime të dënueshme për krijesat. Prandaj i Lartësuari thotë:Ai që i largohet adhurimit të Tij dhe bëhet mendjemadh,
(le ta dijë se)Ai (Allahu)do t’i tubojë të gjithë para Tij
(për llogarinë me drejtësi).” - Allahu do t’i ringjallë të gjitha krijesat dhe do t’i tubojë përpara Tij, pa përjashtim, si kryeneçët dhe të pabindurit, ashtu edhe adhuruesit e Tij besimtarë. Ajo është dita kur Ai do të gjykojë me drejtësi dhe do të shpërblejë sipas meritës. Pastaj i Lartësuari e shtjellon këtë gjykim të Tij kur thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë