Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَقَاتِلْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ لَا تُكَلَّفُ إِلَّا نَفْسَكَ ۚ وَحَرِّضِ الْمُؤْمِنِينَ ۖ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَكُفَّ بَأْسَ الَّذِينَ كَفَرُوا ۚ وَاللَّهُ أَشَدُّ بَأْسًا وَأَشَدُّ تَنْكِيلًا
Lufto në rrugën e Perëndisë! Vetëm ti je i obliguar; e nxiti edhe besimtarët! Perëndia e pengon fuqinë e mohuesve. Se Perëndia është më i fuqishëm dhe më i ashpër në dënime. (84)
Prandaj lufto në rrugën e Allahut! Ti je përgjegjës veçse për veten tënde. -
Kuptimi: Ti nuk ke pushtet mbi të tjerët. Ti nuk do të merresh në përgjegjësi për çfarë bëjnë të tjerët, por vetëm për veprat e tua.Dhe nxiti besimtarët... -
Inkurajimi i besimtarëve përfshin gjithçka që u jep forcë atyre dhe që i ndihmon ata të jenë të shkathët, të gjallë e me moral të ngritur. Kjo mund të arrihet me disa mënyra: herë duke përmendur dobësinë dhe dështimet e qafirëve, e herë duke përmendur shpërblimin e madh që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për luftëtarët dhe për ata që përpiqen në rrugën e Tij si dhe ndëshkimin që ka përgatitur për armiqtë e besimtarëve. Pra, këto dhe shumë mënyra të tjera janë nxitje e besimtarëve për të luftuar dhe për t’u përpjekur në rrugën e Zotit.se Allahu do ta sprapsë fuqinë e të pafeve! Allahu është më i fuqishmi dhe e ka dënimin më të ashpër. -
Nëpërmjet luftës dhe përpjekjeve në rrugën e Allahut dhe nëpërmjet nxitjes së njëri-tjetrit për këtë çështje, Allahu i Lartësuar e ndalon padrejtësinë e qafirëve dhe shkatërrimin që ata përhapin. Allahu i Lartësuar është më i Forti dhe Ndëshkuesi më i drejtë për këdo që bën padrejtësi. Nëpërmjet ndëshkimit të Tij të drejtë dhe të urtë, Ai i jep atë që meriton të padrejtit, por u jep një mësim të mirë edhe të tjerëve, që të mos bien në të njëjtin gabim. Nëse do të dëshironte Allahu i Lartësuar, Ai do t’i mposhte qafirët vetë dhe nuk do të linte gjallë asnjë prej tyre. Por me urtësinë e Tij, Ai i sprovon njerëzit me njëri-tjetrin. Kështu dallohen besimtarët e vërtetë, të cilët besojnë dhe bëjnë me dëshirë punë të mira, nga ata që shtiren si besimtarë, por që besimi i tyre nuk i sjell asnjë dobi.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë