Sureja Fusilet (Të Detajuarat — فصلت) (Ajet 5)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




41 Fusilet(فصلت), Ajet 5

وَقَالُوا قُلُوبُنَا فِي أَكِنَّةٍ مِمَّا تَدْعُونَا إِلَيْهِ وَفِي آذَانِنَا وَقْرٌ وَمِنْ بَيْنِنَا وَبَيْنِكَ حِجَابٌ فَاعْمَلْ إِنَّنَا عَامِلُونَ 5 ٥

(por) thonë: “Zemrat tona janë të mbuluara (blinduara e nuk kuptojnë) atë që na thërret ti neve, veshët tanë janë të shurdhër për atë, e në mes nesh e teje ka perde, andaj puno ti (në idenë tënde), (por) me të vërtetë, dhe ne do të punojmë”. (5)

Tefsiri

Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për

(të pranuar)

atë që ti na fton, veshët tanë janë shurdhuar keq ... ” -

Kundërshtarët dhe armiqtë e së vërtetës, duke treguar shkakun e mospërfitimit prej ajeteve të Kur'anit, thonë: Zemrat tona janë të mbyllura, të kyçura e të vulosura, prandaj ne nuk mund ta kuptojmë dhe pranojnë atë. Veshët tanë - thonë ata - janë bllokuar, prandaj nuk mund t’i dëgjojmë porositë e Allahut.

... dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde. -

Kuptimi: Ne nuk mund të shohim. Në këtë mënyrë, ata shfaqin armiqësi të hapur ndaj Profetit (a.s.) dhe Shpalljes hyjnore. Nga ana tjetër, ata shprehin vetëkënaqësinë me gjendjen në të cilën ndodhen:

... Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën! -

Kuptimi: Ashtu sikurse ti je i kënaqur me veprat dhe përkushtimin në fenë tënde, edhe ne jemi të kënaqur me veprat në fenë tonë. Ky është tregues i humbjes së tyre të thellë, të cilën e shohin si lumturi dhe mirësi. Ata e shesin imanin për të blerë kufrin dhe sakrifikojnë ahiretin për të fituar diçka nga kjo dynja.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë