Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أَوْ يُوبِقْهُنَّ بِمَا كَسَبُوا وَيَعْفُ عَنْ كَثِيرٍ
ose i fundosë ato, për shkak të mëkateve që i kanë bërë ata, e falë edhe shumë (mëkate), (34)
Ai edhe mund t’i mbysë ata, për shkak të veprave që bëjnë, por për shumë të tjera Ai i fal. -
A nuk mendojnë ata të mjerë dhe të pafuqishëm se, po të dëshirojë, Allahu i Madhëruar mund t’i mbysë ata në mes të detit, për shkak të gjynaheve të shumta të tyre?! Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka, por edhe është Falës dhe Mëshirues i madh. Allahu i toleron dhe u lë kohë që të reflektojnë, për t’u penduar dhe për t’u kthyer të dorëzuar ndaj Tij. Ai u mundëson të shohin shenja të mjaftueshme për një besim të mirë. Por, gjithashtu, Allahu i Madhërishëm dhe i Urtë u ka lënë atyre mundësinë të zgjedhin atë që dëshirojnë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë