Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَمَنِ انْتَصَرَ بَعْدَ ظُلْمِهِ فَأُولَٰئِكَ مَا عَلَيْهِمْ مِنْ سَبِيلٍ
Ai që reziston (përballon), kur i është bërë një padrejtësi, nuk ka kurrfarë rruge qortimi ndaj tij, (41)
Për ata, që hakmerren për padrejtësinë, që u është bërë, nuk ka ndonjë masë. -
Nëse dikush kërkon hakun e vet dhe vepron për ta arritur atë, pasi i është bërë padrejtësi, për të nuk ka qortim dhe as masa ndëshkimore, nëse nuk i kalon kufijtë. Në këtë ajet thuhet: “për padrejtësinë që iu është bërë”. Ndërsa pak më sipër thuhet: “Por kur u bëhet padrejtësi, ata kundërveprojnë.”. Këto ajete tregojnë se hakmarrja bëhet ose kërkohet vetëm pasi të jetë kryer padrejtësia. Ndërsa ata që bëjnë padrejtësi pa asnjë shkak duhen ndëshkuar, që të vënë mend dhe të edukohen, që të mos u bien në qafë të tjerëve, me fjalët apo me veprat e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë