Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 45)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 45

وَتَرَاهُمْ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا خَاشِعِينَ مِنَ الذُّلِّ يَنْظُرُونَ مِنْ طَرْفٍ خَفِيٍّ ۗ وَقَالَ الَّذِينَ آمَنُوا إِنَّ الْخَاسِرِينَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ وَأَهْلِيهِمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۗ أَلَا إِنَّ الظَّالِمِينَ فِي عَذَابٍ مُقِيمٍ 45 ٤٥

Dhe, i sheh ata që i ekspozohen zjarrit të përulur nga poshtërimi dhe vjedhin me bisht të syrit. Ata që kanë besuar thonë: “Me të vërtetë, në humbje të madhe janë ata që kanë humbur vetveten dhe familjen e tyre në Ditën e Kijametit”. A, me të vërtetë, zullumqarët janë në dënim të përhershëm! (45)

Tefsiri

Do t’i shohësh ata duke iu afruar Zjarrit të përulur nga nënshtrimi, se si e shikojnë tinëz me bisht të syrit. -

Kur ata të tërhiqen zvarrë për t’u flakur në Zjarr, do të shohësh tmerr të madh. Trupat dhe fytyrat e tyre janë shumë të frikësuara, sepse të tilla janë edhe zemrat e tyre. Të tmerruar, ata do vështrojnë tinëz Zjarrin, por nuk kanë më shpresë se do mund të shpëtojnë prej tij. E si mund ta shohin Zjarrin e frikshëm drejtpërdrejt?! Por, gjithsesi, kjo nuk u vlen aspak, sepse nuk ua lehtëson frikën që i ka pushtuar dhe që kurrë nuk do t’i lëshojë.

Ata që kanë besuar do të thonë: “Vërtet, të humbur në Ditën e Kijametit janë ata që e humbën veten dhe familjen e tyre!” -

Kjo është dita kur do të shfaqet hapur përfundimi i krijesave: do të dallohen qartë të sinqertët nga gënjeshtarët. Në këtë ditë, besimtarët do të thonë: ‘Të dështuarit e vërtetë janë ata që humbën vetveten dhe familjen e tyre, në këtë ditë të fitores ose humbjes së madhe. Atyre u iku përfundimisht shpërblimi i madh i të Gjithëmëshirshmit, sepse zgjodhën për veten e tyre ndëshkimin e dhimbshëm dhe poshtërues. Kësaj vuajtjeje i shtohet edhe dhimbja e ndarjes nga familjet e tyre, me të cilat kurrë nuk do të bashkohen!’ Fundi i këtyre është i trishtueshëm, siç thotë i Drejti:

Ta dini, se të padrejtët do të jenë në dënim të përhershëm. -

Ata që kanë dëmtuar vetveten me gjynahe, mosbindje dhe mohim, do të jenë të zhytur në mes të Zjarrit: kurrë nuk kanë për të dalë prej andej dhe kurrë nuk do t’u lehtësohet ndëshkimi. Atje do të mbesin përgjithmonë dhe të pashpresë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë