Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 46)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 46

وَمَا كَانَ لَهُمْ مِنْ أَوْلِيَاءَ يَنْصُرُونَهُمْ مِنْ دُونِ اللَّهِ ۗ وَمَنْ يُضْلِلِ اللَّهُ فَمَا لَهُ مِنْ سَبِيلٍ 46 ٤٦

Ata nuk do të kenë mborjtës, që do t’u ndihmojnë, përveç Perëndisë, e atë që Perëndia e shangë, për te s’ka kurrfarë rruge (shpëtimi). (46)

Tefsiri

Ata nuk do të gjejnë ndonjë mbrojtës që t’i shpëtojë prej

(ndëshkimit të)

Allahut. -

Në dynja, ata gjejnë mbështetje te forca, pasuria dhe aleatët e tyre. Por në atë ditë që nuk do të ketë fund, ata nuk do t’i gjejnë pranë ndihmuesit e tyre dhe do të kuptojnë se çdo lidhje ka marrë fund. Tashmë ndëshkimi i Zotit është i pashmangshëm dhe askush nuk mund t’i mbrojë ata. Këta të mjerë janë në humbje të sigurt, kur mendojnë se ndihmësit dhe aleatët e tyre mund t’u sjellin dobi apo t’i mbrojnë nga të këqijat.

Për atë që Allahu e lë në humbje, nuk ka asnjë rrugë shpëtimi. -

Ata që nuk e pranojnë udhëzimin e Allahut askush nuk mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë. Atë ditë do të shfaqen qartë të udhëzuarit nga të humburit.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë