Sureja Esh-Shura (Këshilla — الشورى) (Ajet 49)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




42 Esh-Shura(الشورى), Ajet 49

لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ يَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ الذُّكُورَ 49 ٤٩

Të Perëndisë janë pushteti mbi qiejt dhe Tokën. Ai krijon çka të dojë! Ai, i dhuron kujt të dojë vajza, e kujt të dojë i dhuron djem, (49)

Tefsiri

Vetëm Allahut i takon pushteti i qiejve e i Tokës.. -

Pushteti i qiejve e i tokës është në dorë të Allahut. Ai krijon çfarë të dojë dhe vepron në krijimin e Tij si të dëshirojë. Nuk ndodh asgjë në këtë gjithësi pa lejen dhe fuqinë e Tij. Është Allahu që rregullon çështjet e krijesave, me urtësinë dhe mëshirën e Tij, qoftë për gjërat më të vogla në dukje. Madje, Ai ka nën kontroll edhe ato çështje, sebepet e të cilave i ka lënë në dorë të krijesave. Është e vërtetë që njerëzit martohen me njëri-tjetrin për të bërë fëmijë, por është i Gjithëdituri e i Urti Ai që përcakton se çfarë do t’u japë ose nuk do t’u japë atyre. Kështu, i Madhërishmi thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë