Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَالَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنَ الْفُلْكِ وَالْأَنْعَامِ مَا تَرْكَبُونَ
Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni, (12)
Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift ... -
Allahu i Lartësuar ka krijuar gjithçka në çift: njerëzit, kafshët, bimët, fenomenet natyrore etj. Për shembull, Ai ka krijuar natën dhe ditën, të ngrohtën dhe të ftohtën, mashkullin dhe femrën e kështu me radhë...dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to. -
Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju ka mundësuar që të ndërtoni anije, nëpërmjet të cilave të kryeni shërbimet tuaja të nevojshme. Ai krijoi për ju edhe kafshë të bartjes, të cilat Ai i ka nënshtruar për ju, që t’i përdorni për shërbimet tuaja dhe të kujtoni mirësitë e Allahut mbi ju.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë