Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
لِتَسْتَوُوا عَلَىٰ ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ
t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim – (13)
Kur të uleni mbi to, kujtojeni këtë të mirë që jua ka dhënë Zoti juaj dhe, pasi të qëndroni mbi to, thoni:... -
Allahu i Lartësuar na i dhuroi këto mirësi, që t’i jemi mirënjohës dhe ta lavdërojmë Atë me dhikr dhe adhurime. Tregues falënderimi dhe mirënjohjeje është edhe kjo dua, që Allahu i Lartësuar na e mëson ta themi kur të hipim dhe qëndrojmë mbi mjetet e transportit, kafshë apo sende qofshin ato:I Lavdëruar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse përndryshe, vetë ne nuk do të kishim mundësi ta bënim! -
Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të na i lehtësonte dhe dhuronte këto mirësi, ne nuk do të mund t’i siguronim ato. Është Allahu i Lartësuar që, me mëshirën e Tij, i ka nënshtruar ato për ne dhe na ka lehtësuar arritjen e tyre.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë