Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَأَهْلَكْنَا أَشَدَّ مِنْهُمْ بَطْشًا وَمَضَىٰ مَثَلُ الْأَوَّلِينَ
E, i kemi shkatërruar edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se këta (Mekkasit). Dhe më parë janë përmendur shembuj për popujt e lashtë. (8)
Ne kemi shkatërruar edhe më të fuqishëm se këta. Tashmë jua kemi treguar shembullin e popujve të shkuar. -
Kuptimi: Allahu i Madhërishëm i ka shkatërruar popujt e shfrenuar dhe të pabindur. Prandaj edhe ju të mos ju mashtrojë fuqia dhe pushteti që keni. Allahu i Lartësuar ka shkatërruar popuj edhe më të fuqishëm e më të mëdhenj se ju. Historitë e tyre janë përmendur shumë qartë në Kur'an. Merrni mësim dhe ruajuni që të mos ju godasin edhe ju ndëshkimet që kanë goditur ata. Mos shpërfillni Shpalljen e Allahut dhe kujdes me pasimin e rrugës së Profetit!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë