Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
يَغْفِرْ لَكُمْ مِنْ ذُنُوبِكُمْ وَيُؤَخِّرْكُمْ إِلَىٰ أَجَلٍ مُسَمًّى ۚ إِنَّ أَجَلَ اللَّهِ إِذَا جَاءَ لَا يُؤَخَّرُ ۖ لَوْ كُنْتُمْ تَعْلَمُونَ
Ai ju falë mëkatet tuaja dhe do t’ju lërë të jetoni deri në çastin e caktuar, e kur t’ju vije çasti i caktuar i Perëndisë, me të vërtetë, ai nuk shtyhet; ta dini ju”. (4)
“Ai ju mbulon gjynahet tuaja dhe ju jep afat deri në një moment të caktuar.” –
Pra, Ai do t’u japë një furnizim të këndshëm deri në afatin e caktuar dhe nuk do t’i shfarosë me ndëshkim. Megjithatë, kënaqësitë e kësaj bote nuk janë të përjetshme, sepse vdekja është e pashmangshme, prandaj i Lartësuari thotë: “Por kur të vijë afati i caktuar prej Allahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse e dini.” – Ajo që është përcaktuar nga i Urti do të ndodhë pakthyeshmërisht, prandaj për të duhen përgatitje serioze. Megjithatë, pavarësisht nga kjo thirrje e gjatë dhe e qartë nga ana e Nuhut (a.s.), ata përsëri e mohuan Allahun e Madhëruar. Ata nuk iu përgjigjën ftesës së tij, duke treguar kokëfortësi, prandaj Nuhu (a.s.) iu ankua Allahut të Lartësuar:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë