Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقِيلَ الْيَوْمَ نَنْسَاكُمْ كَمَا نَسِيتُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَٰذَا وَمَأْوَاكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُمْ مِنْ نَاصِرِينَ
dhe, (atyre) u thuhet: “Ne sot po ju qesim në harresë, ashtu siç e keni lënë ju në harresë takimin e kësaj dite. Vendqëndrimi juaj është zjarri dhe, për ju nuk ka kurrfarë ndihmësi. (34)
Atyre
(që nuk besojnë)do t’u thuhet: “Sot po ju lëmë të harruar, ashtu sikurse ju e harruat takimin e kësaj Dite. -
Kuptimi: Sot do t’ju lëmë të harruar në ndëshkim, ashtu sikurse ju e shpërfillët dhe e latë të harruar takimin e kësaj dite. Shpërblimi jepet sipas punës që ke bërë.Vendi juaj është Zjarri dhe nuk ka se kush t’ju shpëtojë. -
Vendqëndrimi dhe përfundimi juaj është zjarri i Xhehenemit. Askush nuk mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga ndëshkimi i Allahut.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë